Një tërmet prej 5.1 shkallësh Rihter goditi provincën qendrore të Turqisë, Nigde, njoftoi të dielën agjencia e katastrofave të vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ndodhi në orën 10:08 të mbrëmjes në qarkun e Bor.

Bëhet e ditur se dridhjet ndikuan në 6,9 kilometra në thellësi të tokës.

Autoritetet turke nuk raportuan për ndonjë viktimë apo edhe për dëmet e mundshme materiale.