Turqi është goditur sërish mëngjesit e sotëm nga një sulm me bomba, ku nga të dhënat e para dyshohet se disa persona kanë humbur jetën, transmeton TCH.

Mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë një autobus që po transportonte ushtarë. Në momentin e shpërthimit, autobusi ndodhej pranë një kampusi universitar në qytetin e Kayserit.

Agjencia e lajmeve “Dogan” tha se shpërthimi u shkaktua nga një autobombë.

Shpërthimi vjen një javë pasi 44 persona u vranë nga një sulm me bomba në Stamboll pranë stadiumit të Beshiktashit.

https://youtu.be/EsY5V14j4UM