Autoritetet turke dhanë urdhrin e ri për arrestimin e 23 gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët janë shkarkuar nga detyra, pasi dyshohet se i takojnë organizatës terroriste FETO.

Gjashtë prokurorë dhe 17 gjykatës dyshohet se janë mbështetës të Fetulah Gulen, të cilin Ankaraja e bën përgjegjës për grusht-shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit të kaluar-

Dy gjykatës janë burgosur derisa ishin në punë. Ndryshe, të premten janë shkarkuar gjithsej 107 gjykatës dhe prokurorë. Deri më tash në gjithë Turqinë, pas dështimit të grusht-shtetit, janë shkarkuar rreth 100 mijë zyrtarë shtetërorë, përfshirë 4,200 gjykatës dhe prokurorë, ndërsa më shumë se 47 mijë njerëz janë arrestuar.