Me tentimin për grushtet vitin e kaluar, Turqia ka marrë teposhtën edhe në fushën e librit.

Rreth 140 mijë libra së fundmi janë larguar nga rreth 2 mijë biblioteka në mbarë Turqinë, kjo me urdhër të shtetit dhe zyrtarëve shtetërorë, me motivin që ata promovojnë idetë e Fetullah Gylenit, armikut kryesor të Erdoganit, shkruan KultPlus.

Në anën tjetër, ka libra për të cilët po negociohet që duhet të largohen nga libraritë dhe bibliotekat, mes tyre edhe libra të Albert Camus, Althusser dhe Baruch Spinoza, për shkak të “përhapjes së terrorizmit”, shpjegon Ministria e Kulturës në Turqi.

Që nga vera e vitit 2016-të, rreth tridhjetë shtëpi botuese në mbarë Turqinë është dashur të mbyllen, ndërsa emrat si Orhan Pamuk dhe Elif Shafak – dy prej shkrimtarëve më të mirë në Turqi janë sulmuar dhe atakuar disa herë nga regjimi turk. / KultPlus.com