Turqia i ka paralajmëruar qytetarët e saj që mos të udhëtojnë në SHBA për shkak, siç thuhet, protestave të dhunshme në atë vende pas zgjedhjeve presidenciale.

Përveç kësaj, ata paralajmërohen në rritjen e numrit të sulmeve verbale dhe fizike dhe rasteve të shqetësimeve anti-emigracion dhe të natyrës raciste, shkruan lajmi.net.

Në njoftim, të publikuar në sajtin e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, thuhet se protestat kundër presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump “janë përcjellë edhe me akte të krimit dhe dhunës”.

Po ashtu thuhet se forcat amerikane të sigurisë kanë mbajtur në burg një numër të demonstruesve, raporton AP. /Lajmi.net/