Ndërkohë që Presidenti Erdogan pritet të mbërrijë në Serbi gjatë muajit shtator i shoqëruar nga një numër rekord biznesmenësh të interesuar për të investuar aty, marrëdhëniet mes dy shteteve janë intensifikuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit.

Nga të dhënat zyrtare të publikuara prej Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë të Serbisë, investimet turke në Serbi janë trefishuar në vetëm dy vite, përcjell Albeu.com.

“Biznesmenët turq filluan të investojnë fillimisht në tekstile në Serbinë jugore, por tani janë thuajse në të gjithë sektorët”., – shprehet Aleksandar Medjedovic, kreu i Këshillit të Biznesit Turqi-Serbi.

Në këtë mënyrë, Serbia është bërë partneri kryesor tregtar i Turqisë në rajon me më shumë se 600 milionë euro eksporte në vit kundrejt vetëm 280 milionëve në vitin 2006.