Turqia u bë vendi me “rrjetin më të madh të fluturimeve në botë” duke arritur 335 destinacione në 128 vende këtë vit.
Falë potencialit për t’u bërë “qendra botërore e transitit”, Turqia po kryen që nga viti 2002 hulumtime dhe projekte efektive në kuadër të politikës së aviacionit për të përfituar nga ky avantazh.

Investimet dhe rregullimet ligjore të bëra në aviacionin civil i mundësuan Turqisë një ecuri rritjeje mbi mesataren botërore.

Turqia u rendit e shtata në botë dhe e dyta në Evropë për sa i takon trafikut të pasagjerëve në vitin 2020.

Duke arritur 335 destinacione në 128 vende këtë vit, nga 60 destinacione në 50 vende që ishin në vitin 2003, Turqia u rendit në krye të vendeve me “rrjetin më të madh të fluturimeve në botë”.

Epoka e re në aviacionin civil turk, e cila krijoi një jehonë globale, filloi me Aeroportin e Stambollit.

Aeroporti i Stambollit, një nga më të mëdhenjtë në botë, i gjelbër dhe pa pengesa, u vu në shërbim më 29 tetor 2018.

Vitin e kaluar, Aeroporti i Stambollit zuri vendin e parë në renditjen evropiane të trafikut të pasagjerëve.