Në protestën e sotme të organizatës “Tvrdokorni” dhe ‘MOS’ kundër dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të Maqedonisë, i është vënë përsëri zjarri flamurit të Bashkimit Evropian, përcjell Fol.

Disa nga protestuesit u fotografuan me flamurin duke e djegur. Në protestë, “Tvrdokornit” porositën se armiqtë e popullit maqedonas janë në parlament dhe në qeveri, të cilët për 27 vite shkatërruar popullin e tyre.

Protestuan kundër miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të cilin e konsiderojnë si ligj për gjuhën shqipe dhe si proces drejt dygjuhësisë dhe rrezikimit të Maqedonisë së shtet.

Organizatorët deklarohen se do të angazhohen për reciprocitet me Shqipërinë. /Fol/