Edhe vetë Twitter nuk i ka të qarta rregullat e rrjetit social. Kompania tha se ky proces ka shkaktuar goxha konfuzion dhe qëllimi ishte identifikimi i zërave.

Twitter ditën e sotme lajmëroi se do të ndalonte të gjitha verifikimet, një proces i cili u jepte figurave publike një etiketë blu ngjitur me emrat e tyre.

Kjo lëvizje erdhi pas valës së kritikave ndaj rrjetin social për verifikimin e llogarisë së Jason Kessler, organizatorit të protestës së supremacistëve të bardhë në Charlottesville në muajin Gusht.

The Daily Beast zbuloi se llogari në Twitter e Kessler kishte marrë statusin e etiketës blue ditën e Marte.

Megjithatë teksa marrja e kësaj etikete nuk është aspak e lehtë për mjaft kritikë të të tilla lëvizjeve, verifikimi i një llogarie të një supremacisti të bardhë nuk është diçka në interes të publikut siç shprehej Twitter për qëllimin e etiketave në fjalë.

Edhe vetë Twitter nuk i ka të qarta rregullat e rrjetit social. Kompania tha se ky proces ka shkaktuar goxha konfuzion dhe qëllimi ishte identifikimi i zërave.

Edhe vetë ekzekutivi i kompanisë Jack Dorsey pranoi problemet me sistemin.