Ty mësues i heshtur (oportunist) që para kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës t’u kërkua libreza partiake. Sinqerisht dua të di, si e ndjeve veten sot kur shumica e nxënësve të erdhën pa prindin, pa Baban i cili djerson rrugëve të mërgimit, për t’i sigurur gjërat elemtare fëmijëve të vet.

Ty mësues jo solidar, i friksuar, oportunist, i heshtur, jo kompetent edhe për vendin e punës që ta siguroi nëna parti, sot kërkon rrogë më të lartë. Dakord për kërkesën tuaj, secili nga ne kërkon rrogë më të lartë, sepse atë që marim nuk na i plotëson edhe nevojat elementare, por besomni se, aq frikacak dhe nënshtrues që jemi edhe këta i kemi tepër.

Ty mësues i heshtur me gojën plot që thua “neve intelektualëve” si nuk të ndëgjova një herë të vetme të kërkosh “Abetaren e unifikuar” për nxënësit, ty mësues që nuk ngrit zërin që kaq e sa vite nxënësit në “Gazi Babë” nuk mundet të mësojn në gjuhën e tyre amtare shqipe, ty mësues që nuk ngrite zërin kur riheshin nxënësit në autobusa, ty mësues që nuk ngrite zërin një herë të vetme për kushtet e nxënësve në të cilën mësojn, ty mësues që nuk ngrite zërin kur u largua kolegu yt nga puna pse nuk kishte librezën partiake, ty mësues që nuk ngrite zërin kur autobusët mbusheshin dhe mbushen me ish nxënësit tuaj rrugës për mërgim, ty mësues që ditën e zgjedhjeve je Kryetar komisioni në vendvotim dhe “nxjer shpirtin” duke vrapuar që të fitoj partia e “Ministër shminkit” të arsimit.

Ty mësues mos mu shit viktim, nga se ty je bashkëpuntor i së keqes që sot e vajton. Ty mësues që me çantën në dor të cilën ta jep partia natën para zgjedhjeve del e blen vota,

Ty mësues thirri mendjes dhe ndërgjegjësohu, bëhu solidar dhe ngrit zërin kur ju bëhet padrejtësi të tjerëve, që sot të ngrisin zërin ata për Ju. Solidar me Ju..!

Metali Alili