Tyson Fury ka thënë se ka pësuar lëndim në kyçin e këmbës pas sulmuesit që i bëri Braun Strowan gjersa ishte duke u stërvitur për debutimin e tij në WWE.

Por, ish-kampioni i peshave të rënda në boks ka thënë se ajo nuk është asgjë serioze, derisa po përgatitet për hakmarrje më 31 tetor në Arabinë Saudite.

Fury ka bërë të ditur se në ato momente a po stërvitje ndërsa Strowman e sulmoi atë prapa shpinës.

“Ishte duke u stërvitur në ring, po i shikoja punët e mija dhe ai u shfaq nga asgjëkundi për të më sulmuar dhe tani më dhemb kyçi i këmbës”, ka thënë britaniku.

“Kam lënduar kyçin e këmbës, por nuk është diçka serioze. Do të jem i gatshëm për përballjen me 31 tetor dhe do ta mposht atë”, ka shtuar më tej Fury.

Promoteri Eddie Hearn ka thënë se boksieri po tërhiqet dhe mund ta rrezikojë përballjen e Deontay Wilderin në fillim të vitit 2020, në mënyrë që të fokusohet në ËËE, që njihet si sport sa për shou dhe skenat nuk janë reale.