received_1414032955274718Nga Albrim HOXHA

Doktor Arben Taravari, siç duket po iu prish shumë punë në terren. E çuditshme në fakt. Prisja reagime nga Beqot e Izetat e BDI-së për këtë rast. Almakosi, Sakte, portale të djemve të Kim Mehmetit vazhdojnë misionin e të atit. Atë përçarës dhe urrejtës.
Pse kaq shumë u shqetësuat që një figurë kaq e pastër si Arben Taravari po garon atje ku ju jetoni për ç’do ditë.
Sot, gjatë gjithë ditës jeni marrë e keni thurrur plane se si t’a njollosni figurën e Taravarit. Këtë nuk do t’a arrini. Atë e njohin mirë shqiptarët dhe ai do fitojë. Po, po. Doktori do fitojë edhe në Gërçec. Do fitojë gjithandej në atë zonë. Dhe në doni ta dini, është propozim i degës suaj, Sarajit. Është dëshira e gjithë shqiptarëve që nga Likova e deri në Strugë, që doktori t’i përfaqësojë politikisht ata.
Pse kaq shumë po merreni me opozitën, me Aleancën për Shqiptarët. Me fitoren e kësaj aleance edhe ju do të jeni fitimtarë. Do fitojnë gjithë shqiptarët. Do fitojë edhe Kimi. Edhe Semi. Edhe Xhevdeti. Edhe miku juaj gazetar “i pavarur”. Të gjithë, pa përjashtim.
Ndaloni sulmet ndaj opozitës. Merruni me pushtetin. Keni miliona arsye për t’u marrë me to.
Për të mbuluar pisllëkun në oborrin tuaj, mos u mundoni të “fëlliqni” komshiun.