Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk identifikoi sot një faktor specifik rreziku për vaksinën AstraZeneca, ndërsa beson se ekuilibri i rrezik/përfitimit mbetet “pozitiv”.

“Asnjë faktor specifik rreziku nuk u identifikua”, tha kreu ekzekutiv i EMA-s, Emer Cooke, në një video-konferencë.

“Një shpjegim i arsyeshëm për këto efekte anësore të rralla është një përgjigje imune ndaj vaksinës”, shtoi ajo, duke theksuar se vaksina është “shumë e efektshme” dhe “shpëton jetë”.

Ministrat e Shëndetësisë të BE priten të takohen përmes video-konferencës për të diskutuar përfundimet e EMA-s.