Lamtumira e fundit u është dhënë të dielën në varrezat e fshatit Gllogjan dy nxënësve që mbetën të vdekur, si pasojë e sulmit të së premtes me armë zjarri ndaj një autobusi.

Me thirrjet për drejtësi, të rinjtë e fshatit Gllogjan i nderuan miqtë dhe familjarët e të vdekurve.

Drejtësi për nxënësit e vrarë ka kërkuar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në zbardhjen e rastit me anë të shpalosjes së informacioneve që mund t’i posedojnë.

Në ceremoninë e varrimit të pranishëm ishin edhe ministra të kabinetit qeveritar, bashkë me kreun e ekzekutivit, Albin Kurtin.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se është duke u punuar për ta vënë drejtësinë në vend për dy nxënësit e vrarë në sulmin e rëndë.

Ndërkaq po të dielën, në fshatin Skivjan, është varrosur edhe viktima e tretë e këtij sulmi.

Sulmi me armë zjarri ndaj autobusit që bartte nxënës nga Gjakova në Gllogjan të Deçanit ka lënë të vdekur tre persona, dy nxënës dhe shoferin e automjetit. Përveç viktimave, i lënduar në këtë sulm ka mbetur edhe një nxënës tjetër