Qytetarë, politikanë, shoqëri civile, artistë e vendimmarrës në Gjilan kanë pritur sot që të votohet projekti i impiantit të ujërave të zeza, por janë zhgënjyer me të zgjedhurit e tyre.

Pos të tjerëve, ka reaguar edhe aktorja e njohur kosovare, Aurita Agushi, e cila vjen nga ky qytet.

“Turp, turp, turp. Interesat e qytetarëve të Gjilanit ish dashtë me qenë përtej atyre të partisë. Po çka dini ju çka është me tejkalua veten, duhet talent, përvojë dhe mençuri, e ju po shihet që s`e keni asnjërën. U mbytshi në ujërat e zeza që po e ngufasin qytetin”, shkruan Aurita Agushi në Facebook.

Komuna e Gjilanit vazhdimisht e ka trajtuar me prioritet nevojën e ndërtimit të Impiantit të ujërave të zeza.

Kuvendi i Komunës i ka zhvilluar procedurat paraprake për nevoja të realizimit të këtij projekti që ka rëndësi jetike për qytetarët e Gjilanit, por fatkeqësisht nuk u mbështet nga Parlamenti i Kosovës.