Mitko Jançev është përjashtuar nga radhët e partisë të VMRO DPMNE-së. Ai mbante postin e nënkryetarit të partisë dhe njëherazi kryetar i komunës së Kavadarit.

Sipas asaj që shkroi javorja Fokuz, pritej një skenar ku Hristijan Mickoski do të jap dorëheqje dhe në vend të tij do të vjen Mitko Jançev, nënkryetar aktual i kësaj partie. Po ashtu theksohet se pas këtyre skenareve qëndron ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov.