Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar listën e qytetarëve që kanë përfituar nga marrëveshjet autoriale, ku kontraktues ka qenë Qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Si u paralajmërua javën e kaluar, Qeveria e RMV-së sot publikoi listën e personave që janë të angazhuar përmes marrëveshjeve autoriale për angazhime specifike, që nuk mund të kryhen nga të punësuarit e rregullt”, sqarojnë nga Qeveria.

Qeveria në faqen zyrtare publikoi listën me 55 emrat e këtyre qytetarëve përfitues, duke theksuar se nuk angazhojnë asnjë person në mënyrë jo transparente. Në listën e publikuar, shuma e përfitimeve është deri 60 mijë denarë.

“Kategorikisht i mohojmë dezinformatat se të njëjtit persona ishin të punësuar në Qeveri dhe në të njëjtën kohë kanë marrë honorar”, deklarojnë nga Qeveria. Duke mohuar se kanë paguar persona për të shpërndare pastime në rrjetet sociale.