Gjatë ditës së sotme (e diel) u raportua se aktorja Adriana Matoshi kishte shkuar në seancë për të votuar Presidenten në një gjendje jo të mirë shëndetësore, duke aluduar se ishte e prekur me COVID-19.

Lidhur me këtë, nuk ka munguar një reagim nga vet deputetja duke sqaruar të vërtetën e gjithë kësaj.

Ajo mohoi tërësisht raportimin dhe e ka konsideruar këtë si një tendencë për të penguar formimin e institucioneve të shtetit.

Artistja nga Gjilani për të dëshmuar këtë ka publikuar edhe një test serologjik të datës 2 prill.

“Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetsore timen”.

“Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mundohen të më nënshtrojnë. Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshprohuni nga rezultati i testit tim”, ka shkruar ajo.

Adriana duket të ketë pasur ftohje nga xhirimet e një filmi të ri, për të cilën është dashur të marrë edhe një infuzion ditë më parë. /Telegrafi/