Televizioni 21 mëson se gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore e Tetovës ka ngritur edhe aktakuzën për pesë nga të arrestuarit në protestën e 17 shtatorit.

Me këtë, pesë protestuesve që u arrestuan ditën e protestës, u vazhdohet paraburgimi deri në caktimin e seancës nga ana e gjykatësit.

Katër të akuzuar ngarkohen për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” si dhe “pjesëmarrje në turmë”, kurse organizatori i protestës ngarkohet për “mosrespektim të Rregullores gjatë organizimit të tubimeve publike” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Protestuesit u arrestuan më 17 shtator, kur u protestua për të kërkuar përgjegjësi për rastin tragjik, ku më 8 shtator nga zjarri u shkrumbua Spitali modular në Tetovë dhe si pasojë jetën e humbën 14 persona./TV21