Për zgjedhjet e gjashta presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në Ohër dhe Novo Sellë që duhet të mbahen nesër, votuesi mundet vetëm njëherë të paraqitet në vendvotim për realizimin e të drejtës së tij të votimit.

Votuesi merr një fletvotim për zgjedhje të presidentit, ndërsa në të dy komunat edhe një fletvotim vetëm për zgjedhje të kryetarit të komunës, me shikim se këshillët janë përbërë në zgjedhjet e rregullta lokale. Votimi për person tjetër është i ndaluar, përveç në raste të parashikuara në nenin 112 të Kodit zgjedhor, përkatësisht votuesi i cili ka pengesa fizike ose është analfabet dhe për shkak të asaj nuk mund të votojë në mënyrën e konfirmuar me këtë Kod, me vete ka të drejtë të marrë person i cili do t’i ndihmojë gjatë votimit.

Nëse votuesi nuk merr me vete ndonjë person i cili do t’i ndihmojë gjatë votimit atëherë bordi zgjedhor do të përcaktojë një person tjetër nga rradhët e votuesve. Personi i cili do t’i ndihmojë personit tjetër gjatë votimit nuk guxon të jetë nga rradhët e anëtarëve të bordit zgjedhor, përfaqësues të bartësve të listave ose nga rradhët e vëzhguesve.

Personi nuk guxon të ndikojë mbi vendimin e votuesit, ndërsa gjatë votimit mund t’u ndihmojë më së shumti dy votuesve të cilët janë me pengesa fizike ose janë analfabet. Kjo mënyrë e votimit shënohet në procesverbalin me numër 16. Për shkak të sigurimit të fshehtësisë së votimit, në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet, përfaqësues të autorizuar të bartësve të listave, vëzhgues të autorizuar, anëtarë të organeve zgjedhore dhe votuesit nuk guxojnë të përdorin celularë, fotoaparate dhe mjete tjera për incizim të materialit zgjedhor dhe votuesve të cilët kanë votuar. Gjatë rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale për kryetar të komunës së Dibrës ishte zgjedhur kandidati i BDI-së Hekuran Duka i cili fitoi 50,9 për qind të votave me çka zgjedhja kishte përfunduar në rrethin e parë.