Ueb faqe e re me arkiv zgjedhor për zgjedhjet në Maqedoni

UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE

Ueb faqe e re me arkiv zgjedhor për zgjedhjet në Maqedoni

1
 

Arkivi zgjedhor për zgjedhjet në Maqedoni prej sot do të jetë i qasshëm në ueb faqen e re http://izbornaarhiva.mk/  në të cilën në një vend janë të gjitha dokumentet e qasshme për proceset zgjedhore në vend nga zgjedhjet e para parlamentare shumëpartiake deri sot. Projekti është në Institutin për demokraci “Societas civilis”, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer.

Marko Troshanski, kryetar i Institutit për demokraci elaboroi se në ueb faqen vizitorët do të munden në një vend t’i shqyrtojnë të gjitha dokumentet e qasshme për zgjedhjet në Maqedoni.

“Arkivi përmban rreth 300 dokumente në shtatë sesione të kategorizuara. E para i përfshin dokumentet për publikimin  e zgjedhjeve me të cilat disponon KSHZ-ja, pastaj një pjesë e cila ka të bëjë me listën zgjedhore, një pjesë e listave të kandidatëve,  një pjesë e rezultateve të zgjedhjeve, raportet e zgjedhjeve, raportet vëzhguese dhe Kodi zgjedhor”, sqaroi Troshanski.

Sipas tij, nevoja për krijimin e Arkivit zgjedhor del nga mosekzistimi i arkivës shtetërore zyrtare të të gjitha dokumenteve dhe të dhënave për ciklet zgjedhore nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

Johanes D. Rai përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer në Maqedoni, e përshëndeti projektin dhe potencon se me rëndësi të madhe është arkivi për proceset zgjedhore të shtetit, i cili, siç tha, paraqet institucion për kujtime.

Arkivi zgjedhor i përmban të gjitha dokumentet e qasshme nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe i organizatave joqeveritare, të marra përmes kontaktit me organizatat vendore dhe përmes parashtrimit të kërkesave për qasje deri te informatat me karakter publik. Nga instituti sqaruan se disa dokumente ende nuk janë publikisht të qasshme dhe mbetet në mënyrë shtesë të përfshihen në Arkivin zgjedhor.

Qëllimi i Arkivit zgjedhor, sipas Troshanskit, është që t’u mundësojë të gjithë hulumtuesve të interesuar, gazetarëve, studentëve dhe qytetarëve të kenë burim të vetëm të drejtpërdrejtë të të dhënave për zgjedhjet.

Nga Instituti apelojnë që deri te të gjithë të cilët kanë qasje deri te ndonjë dokument zyrtar për ndonjë nga ciklet zgjedhore të vitit 1990, e nuk është përfshirë në arkiv, ta dërgojnë në emailin contac@izbornaarhiva.mk.