Ueb faqja zyrtare e presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tashmë është në përpunim e sipër, por me të shikuar ueb faqen zyrtare të presidentit ajo tashmë është në tre gjuhë, në gjuhën maqedonase, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Deri tani ajo ishte vetëm në gjuhën maqedonase gjatë mandatit të ish-presidentit Gjorgje Ivanov, i cili nuk firmosi as Ligjin për avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.