Edhe pse humbi 4-1 ndaj Francës, Shqipëria kishte disa momente të mira në ‘Stade de France’.

Përballja që u zhvillua në kuadër të Grupit H, nuk solli shumë kënaqësi për ne, mirëpo talenti Keidi Bare kishte një të tillë.

UEFA i ka dedikuar lojtarit shqiptar një video në momentin kur e dribloi dyshen franceze, Antoine Griezmann dhe Thomas Lemar.

Mesfushori i Kombëtares Kuq e Zi bëri një driblim spektakolar, pasi arriti ta shmangte yllin e Barcelonës, derisa i kaloi topin mes këmbëve atij të Atletico Madridit.

Franca është lider i grupit me 12 pikë, aq sa kanë edhe Turqia me Islandën, derisa tanët kanë gjashtë, Moldavia tri dhe Andorra ende pa pikë.