Klubi Feminist i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë në bashkëpunim me komunën e Tetovës respektivisht me sektorin për zhvillim lokal kanë realizuar aktivitet për të ngritur vetëdijen për kancerin e gjirit. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila theksoi se përveç kontrolleve falas në spital po ashtu komuna financon edhe transportin e grave nga viset rurale për të bërë kontrolle apo për prevencionin kundër kancerit të gjirit. Përndryshe, muaji tetor është muaji që i dedikohet luftës kundër kancerit të gjirit.