Njësiti special “Ujqit” i ka dhënë mbështetje kandidatit për ministër të brendshëm, Dragan Kovaçki, të propozuar nga VMRO-DPMNE.

Portalet e afërta me partinë opozitare kanë publikuar një letër të bataljonit të këtij njësiti, por të mbështetur edhe nga ish-pjesëtarë të cilët kërkojnë që koloneli Kovaçki të jetë në krye të MPB-së, përcjell INA. “Kovaçki është i ndershëm, patriot dhe profesionist..Njeri i shërbimit, pjesëtar i shkëlqyer gjatë luftës së 2001”, theksohet ndër të tjera në letrën e shpërndarë. (INA)