Vitin e kaluar, Ukraina ka hequr 1.320 shtatore të Vladimir Iliq Leninit nga koha e sovjetike dhe ua ka ndërruar emrat 51 mijë e 500 rrugëve në kuadër të shkëputjes së saj rrënjësore me të kaluarën komuniste, ka kumtuar Instituti ukrainas për përkujtim kombëtar, transmeton Koha.net.

Udhëheqja e Ukrainës po përpiqet të çrrënjos të gjitha mbetjet e emrave me origjinë sovjetike e ruse.