Presidenti ukrainas Petro Poroshenko sot kërkoi sanksione të reja për Rusinë për shkak të vendimit që të njoftohen dokumentet për identifikim të lëshuara nga autoritetet separatiste në Ukrainën lindore.
Sipas Kremlinit, vendimi i këtillë është “masë humanitare” me qëllim që t’u ndihmohet banorëve nga Rajoni i Donjeckut dhe Luganskit, të cilët vuajnë nga bllokada e Kievit. Moska thekson se kjo nuk do të thotë njohje e dy republikave, të vetëshpallura nga separatistët prorusë.
Poroshenko në takimin në Kiev me eurokomisarin për ndihmë humanitare dhe menaxhim me kriza Hristos Stilianidis theksoi se njohja e dokumenteve të lëshuara nga Rajoni i Donjeckut dhe Luganskit, është në kundërshtim me Marrëveshjen e Minskut dhe de fakto do të thotë anulim nga procesi zgjedhor.
“Konsiderojmë se kjo është dukuri mjaft alarmante dhe kjo kërkon aksione vendimtare për përforcim të sanksioneve”, theksoi Poroshenko.