Ukraina është shpallur fituese e Eurovision me 631 pikë. Diferencën e bënë votat e publikut. Në vendin e dytë u rendit Mbretëria e Bashkuar dhe në vendin e tretë Spanja.

Ndërkohë, Shqipëria i ka dhënë 12 pikë Italisë.

Kujtojmë se vendi ynë u përfaqësua në Eurovision nga këngëtarja Ronela Hajati, e cila nuk shkoi dot në finale.