Moti i ftohtë vazhdon të ftohë Maqedoninë, ndërsa temperatura më e ulët është matur në Strumicë -17 gradë, -16 në Manastir dhe Shkup Petrovec, -15 në Kumanovë, Demir Kapi dhe Berovë, -14 Shtip, -12 Shkup, -11 Prilep, -10 Vinicë, -9 Gjevgjeli, kriva pallankë, -8 Llazaropole, Dibër, -6 Mavrovë, Topollçan, Pozharan, Pretor, Gjurishte, -5 Ohër, Krushevë dhe -4 në Dojran.

Sipas “DPHM”, shtresa e borës e matur në orën 7:00, më e lartë është në Mavrovë – 52 centimetra, ndërsa më e vogël – 1 centimetër në Dojran.

Ndërkohë, pritet që nga dita e hëna rajoni ynë do të jetë nën ndikim të valëve të lagështa ajrore nga Mesdheu, kështu që moti do të jetë kryesisht me vranësira. /albeu.com/