Alsat mëson se numri i personave në izolim dhe vetizolim për shkak të infeksionit është ulur në mënyrë drastike në vend. Që nga fillimi i krizës shëndetësore, numri i qytetarëve të Maqedonisë që ishin të izoluar me vendim të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor është përgjysmuar. Pra, nga numri i përgjithshëm i personave të izoluar i cili deri më tani është 4,288 — 2,401 persona tashmë janë kthyer në angazhimet e tyre të përditshme. Aktualisht, vetëm 1.887 qytetarë janë në izolim për shkak të virusit korona.

Trend të uljes së numrit kemi gjithashtu edhe të qytetarëve që janë në vetizolim. Deri më tani, për shkak të kësaj mase qeveritare të vendosur për shkak të mbrojtjes së qytetarëve nga infeksioni, gjithsej 8.850 qytetarë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Në këtë masë nuk përfshin tashmë 6,591 persona. Në vetizolim mbeten vetëm 2,259 persona.

Numri i qytetarëve në karantinë shtetërore gjithashtu është optimist. Nga shkurti deri më sot, gjithsej 3,423 persona janë akomoduar në disa prej hoteleve të destinuar për këtë masë qeveritare. Karantinën shtetërore e kanë lëshuar 2,409 persona. Aktualisht në karantinë shtetërore kemi 1.014 persona.

Në nivel ditor statistika është kjo. Në 24 orët e fundit 63 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 54 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Nga ana e policisë janë kryer 2819 kontrolle të personave në izolim dhe vetizolim, pas çka është konstatuar se dy persona nuk e kanë respektuar masën e vetizolimit. Sa i përket ndalesës për lëvizje gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar se në nivel shtetëror 33 persona nuk e kanë respektuar orën policore pas çka 18 persona janë arrestuar ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe do t’u shqiptohen masat përkatëse. Në karantinë shtetërore janë dërguar 21 persona./Alsat/