Nivelet e lumenjve Vardar në Jegunovcë dhe në Shkup – Zajçev rid, si dhe Drinit të Zi në në Lozhani, janë pesë herë më të ulëta se mesatarja për në tetor, tregon matja e sotme hidrologjike, përcjell Fol.

Siç kumtoi DPHM, dyfish më të ulëta janë nivelet e ujit të Vardarit në Veles, Cërna Rekës në Novac, Pçinjës te Banja e Katllanovës dhe Sateska në Botun. Vetëm dy centimetra mbi mesataren është Vardari në Demir Kapi.

Niveli i Liqenit të Dojranit përsëri në mënyrë drastike është i lartë, Ohri është gjashtë herë më i ulët, ndërsa i Prespës është pothuajse brenda mesatares. /Fol/