Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut sërish është vënë në shënjestër. Kryetari i vetshpallur i BFI-së, Skender Buzaku gjatë një konference përshtyp i dha 72 orë ultimatum Kryetarit të tanishëm të BFI-së, h.Sulejman ef.Rexhepi se në rast se nuk tërhiqet, ai do të publikon dokumente tronditëse të veprave penale.

Kërcënimi me dokumente false!
Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk” pati shkruar disa herë për ndërhyrjet në BFI duke sqaruar opinionin se çfarë në të vërtet po ndodhë në këtë institucion kryesor për organizimin e jetës fetare të myslimanëve në Maqedoninë e Veriut. “Zhurnal.mk” nga burime të veta, atëbotë konfirmoi se dokumenti që u publikua në media nga ana e Skender Buzakut, ishte me vula false dhe te vjetra të BFI-së, të cilat ishin keqpërdorur gjatë ndërhyrjes brutale në këtë institucion.

Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe BFI më 25 prill 2019 duke publikuar dokumente në të cilat dëshmohet falsifikimi flagrant që është bërë kundër këtij institucioni për ta shkarkuar Reis Ul Ulema h.Sulejman ef.Rexhepin nga kreu i BFI-së.

Falsifikimi i dokumentit ishte dallues që nga Memorandumi mbi të cilin është falsifikuar ky dokument, vula e falsifikuar, nënshkrimi i falsifikuar i Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, Ueb faqja e vjetër, e-maill adresa jo ekzistuese, numrin e regjistruar në librin zyrtar.

Pas analizave të dokumentacionit mbi të cilin është sjellë vendimi gjyqësor i Gjykatëses Donçevska Suzana kundër Bashkësisë Fetare Islame, i cili njëherit paraqet ndërhyrje primitive dhe të paprecedent ndaj autonomisë së BFI, edhe një pjesë e personave të përmendur në këtë dokument se kinse kanë marrë pjesë në mbledhje “imagjinare” kanë dhënë deklarata me vulë të noterit se ata asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e këtyre mbledhjeve duke ngritur padi penale ndaj përpiluesit të këtyre dokumenteve.

A po kërcënohet BFI-ja nga ana e qeverisë!
Për kërcënimin publik nga ana e Skender Buzakut ka reaguar edhe Bashkësia Fetare Islame e cila gishtin e ka drejtuar nga Qeveria “Zaev”.

“Protagonist kryesor, si nё rastin e ‘Boki 13’, tani ёshtё Skender Buzaku, i cili nё prani tё mediumeve del e kёrcёnon Reisul Ulemanё e BFI, duke i vёnё ultimatum, qё nё rast se nuk dorёhiqet, ky do tё publikon material kriminale”, thuhet mes tjerash në njoftimin për media nga BFI.

Nёse shikohet drejtë situata që ka ngjarë duke luajtur lojën e rrezikshme me falsifikim të dokumenteve, në sytё e drejtёsisё, veprimi konsiderohet tallje flagrante me demokracinë, me tё drejtat juridike, Kushtetutën e vendit dhe vlerat e mirëfillta njerëzore.

“Tё Martёn, mё 1 Tetor 2019, Skender Buzakut duhej t’i viheshin prangat nё duar, e jo ti jepet mundësia qё ai tё del publikisht dhe tё kёrcёnon njё lider fetar. Tё Martёn, tё gjithё myftinjtë e Bashkёsisё Fetare Islame tё Maqedonisё sё Veriut deponuan deklaratat e tyre verbale para Prokurit Publik, pёr mashtrimin dhe falsifikimin e dokumentacionit, me tё cilin Skender Buzaku mashtroi opinionin publik dhe gjithë muslimanёt e vendit”, thonë nga BFI.

Nga BFI mes tjerash thonë se mos ndalimi i këtij personi, flet qartё se shteti ёshtё kapur nga krimi dhe kriminelë të tipit Buzaku-Boki 13, etj, ndërsa valuta e vetme pёr tё realizuar qëllimet e tyre ёshtё zhvatja e gjithë atyre qё nuk kanё mendim tё njejtё.

Pse Buzaku falet nga drejtësia!
Gjatё puçit tё vitit 2015, Skender Buzaku kishte dёnim gjyqësor me kusht pёr ushtrim dhune. Ai e pёrsёriti veprën, kur u fut me bandën e armatosur brenda selisë sё BFI duke dhunuar punёtorёt e këtij institucioni, por prapё nuk u burgos.
Skender Buzaku, nё vitin 2019, përpiloi dokumentacion tё rrejshëm, pёr gjoja mbledhje tё Riasetit, duke falsifikuar deklarata dhe nënshkrime tё myftinjve tё BFI nё RMV, duke falsifikuar dorëheqjen e Reisul Ulemasё H. Sulejman ef. Rexhepi dhe duke i hedhur pluhur nё sy opinionit dhe Drejtёsisё sё vendit.

Gjatё prononcimeve tё ndryshme para mediumeve publike, ai deklaronte se nё format mё demokratike ёshtё zgjedhur Reis nga Gjykatësja kontroverse, e cila ia kishte dhёnё vetes tё drejtën qё tё emërton Reisul Ulema tё Bashkёsisё Fetare Islame.
Policia ende mbetet e shurdhër në gjithë veprimet kontroversetë Buzakut.

A i duhen qeverisë këta kërcënime në prag të eurointegrimeve!

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut është e irrituar me faktin se duke e goditur me shuplakё demokracinë dhe drejtёsinё e vendit, Skender Buzaku ёshtё kthyer nё sinonim tё Zhvatjes publike ndaj BFI-sё dhe si njё njeri i mbrojtur nga Qeveria aktuale dhe individë të inkriminuar brenda kësaj Qeverie, tё cilët njihen botërisht, e qё vazhdimisht janë përpjekur ta shkatёrojnё Institucionin mё tё vjetёr fetar nё vend.

Por, në periudhën që vijon tepër i rëndësishëm është integrimi i vendit në Bashkimin Evropian. Sytë e gjithë botës janë kthyer drejt Maqedonisë së Veriut, ku miqtë e Maqedonisë mundohen të gjejnë argumente sa më të shumta që dëshmojnë se vendi është i gatshëm të marrë përsipër sfidën e integrimeve.

E kundërta ndodhë me rryma antiprogresive të lidhura ngushtë me interesat ruse në rajon që pohojnë se Maqedonia e Veriut nuk e ka vendin në BE, pasi ballafaqohet me probleme të ndryshme me demokracinë, korrupsionin, marrëdhëniet ndërtetnike e që në fund me kërcënimet ndaj BFI-së dëshirojnë ta paraqesin si problem edhe organizimin e jetës fetare islame në Maqedoninë e Veriut.
Një qeveri e orientuar drejt integrimeve euro-atlantike duhet të ketë shumë kujdes me autonominë e institucioneve fetare, e padyshim të mbrojë çdo institucion fetar dhe të reskeptojë lirinë fetare.

Çdo lojë me fenë dhe ndërhyrje në institucionet fetare u jep edhemë shumë arsye rrymave joprogresive për të penguar integrimin e vendit dhe për të dëmtuar harmoninë fetare në Maqedoninë e Veriut./Zhurnal/