Sipas atlasit të UNESCO për gjuhët botërore të rrezikuara, të publikuar dy vite më parë, në Republikën e Maqedonisë fliten shtatë gjuhë të cilat llogariten të rrezikuara.

UNESCO në shkallën e gjuhëve të rrezikuara ka disa kategori, edhe atë: të rrezikuar definitiv, kritik të rrezikuar, të humbur ose 0 ose gjuhë të mbijetuar, informon INA.

Gjuha ande – llogaritet si gjuhë e rrezikuar ndjeshëm, shikuar globalisht, përderisa në Maqedoni llogaritet e humbur. Ajo bie në grupin e gjuhëve veriperëndimore kaukaze, ndërsa është përdorur në Luginën e Vardarit dhe në Maqedoninë Lindore.

Gjuha vllehe – gjithashtu gjendet në këtë grup, e vendosur në kategorinë definivisht e rrezikuar. Ajo bie në grupin e gjuhëve indoevropiane, ndërsa në Maqedoni më së shumti përdoret në vendet ku ka më shumë vllehë edhe atë në: Krushevë, rajonin e Pellagonisë dhe Maqedoninë Lindore. Sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002, këtë gjuhë në Maqedoni e përdorin 6884 banorë.

Gjuha ballkanike gagausko turke – që bie në familjen e gjuhëve turke, ndërsa UNESCO e vlerëson në kategorinë definitivisht e humbur. Numri i banorëve që e dinë këtë gjuhë është më i vogël prej 4.000 edhe atë në territorin e Kumanovës dhe Manastirit.

Gjuha latine –  gjithashtu është në këtë listë edhe atë në kategorinë e gjuhëve indoevropiane. Me faktin se më pak se 200 banorë në Maqedoni e dinë këtë gjuhë, ajo gjendet në kategorinë e gjuhëve seriozisht të rrezikuara. Këtë gjuhë e kanë shfrytëzuar banorë që jetojnë në territorin e Manastirit dhe Shkupit.

Në kategorinë e gjuhëve seriozisht të rrezikuara gjendet edhe gjuha meglenoromane që bie në grupin e gjuhëve indoevropiane. Në Republikën e Maqedonisë këtë gjuhë e dinë pak njerëz, ndërsa është përdorur në territorin e Maqedonisë Jugore.

Edhe gjuha rome – gjendet në listën e UNESCO. Ajo në korniza botërore llogaritet si definitivisht e rrezikuar, përderisa në Maqedoni gjendet në kategorinë e ndjeshme. Sipas të dhënave të regjistrimit të fundit, këtë gjuhë e flasin të paktën rreth 38.000 banorë të Maqedonisë, edhe atë në Shuto Orizare, por edhe në pjesët tjera të shtetit.

Janë të rrezikuara edhe dialektet torlacke – grup dialektesh prej gjuhëve maqedonase, bullgare dhe serbe.