UNHCR ka kërkuar nga qeveritë që të bëjnë më shumë për t’i ndihmuar ata, në vend që t’i largojnë nga kufijtë dhe t’i ekspozojnë ndaj dhunës.
 

Cecile Pouilly, zëdhënëse e UNHCR-së, ka thënë se janë të shqetësuar nga lajmet për vdekjen e disa refugjatëve dhe emigrantëve “në përpjekjen për të hyrë apo për t’u zhvendosur rreth Evropës, në mes të të ftohtit të acartë”, përcjell albinfo.ch.

Në Serbi, rreth 80 për qind e 7.300 refugjatëve dhe azilkërkuesve po qëndrojnë në vendstrehime qeveritare të pajisura me ngrohje, por 1.200 burra flenë nëpër magazina të braktisura.
Sipas UNHCR-së, rreth 1.000 vetë, përfshirë fëmijë, po qëndronin në tenda pa ngrohje në ishullin grek të Samos, duke bërë thirrje për transferimin e tyre në kontinent.