UNICEF-i jep alarmin. 1.4 milion fëmijë në mbarë botën rrezikojnë të vdesin për shkak të mungesës së ushqimit apo kequshqyerjes…

Uria në shkallë të gjerë mbretëron në Nigeri, Somali,  Jemen dhe në Sudanin Jugor. 450 mijë fëmijë në Jemen vuajnë pasojat e luftës që sjell mungesën e ushqimit. Zona të tëra janë jashtë mbulimit të organizatave humanitare.

Në Somali, gati gjysma e popullatës, apo 6.2 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare. 185 mijë prej tyre janë fëmijë që vuajnë pasojat e kequshqyerjes, por kjo shifër pritet të rritet në 270 mijë në muajt e ardhshëm. 270 mijë fëmijë vuajnë nga uria edhe në Sudanin Jugor.

Bashkë me ta, në Sudan kanë nevojë emergjente për ushqim edhe 5.5 milionë njerëz që vuajnë nga pasojat e thatësirës dhe luftës, që sollën krizë ushqimore në mbarë vendin. 462 mijë fëmijë në Jemen presin ndihma ushqimore.