Pas mbylljes së shkollave, si masë parandaluese për coronavirusin, UNICEF do të organizojë platformë digjitale pa pagesë, për ndjekjen e mësimit online.

Nga UNICEF thonë se duke mbyllur përkohësisht shkollat, mësimi dixhital në distancë, kur është i mundshëm teknologjikisht, mund t’i ndihmojë fëmijët të vazhdojnë mësimin në shtëpi. Ekspertët e arsimit kanë siguruar këtë listë falas dhe platforma dixhitale, aplikacionet dhe përmbajtja mund të jenë të dobishme.

“Lista nuk ka për qëllim të zëvendësojë materialin shkollor të siguruar nga shkollat ​​dhe mësuesit. Kjo është një listë e burimeve mësimore joformale jashtë kurrikulës. Shumica janë falas, ndërsa disa prindër mund të paguajnë për përmbajtje ose veçori shtesë”, thonë nga UNICEF.

Ata shtojnë se përfshirja e platformave në këtë listë nuk do të thotë që UNICEF është autori i tyre, por ato njihen mjete dixhitale të njohura dhe të përdorura gjerësisht.

“Ne kemi bërë çmos për të gjetur dhe përfshirë burimet në gjuhët lokale, dhe shumë nga burimet e listuara këtu ekzistojnë në anglisht dhe gjuhë të tjera”, thonë nga UNICEF.