Ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha me marrjen e mandatit si ministër premtoi avancimin e shqiptarëve në institucionin që ai drejton. Muaj më parë, Ministri Hoxha pajisi me uniforma të reja policinë pyjore, për herë të parë pas 20 viteve.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryeshefi i policisë pyjore në Shkup, Balok Jusufi ka falenderuar ministrin Arjanit Hoxha duke thënë se uniformat e policisë pyjore tani më janë edhe në gjuhën shqipe.

“Edhe një premtim i realizuar nga ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, z.Arjanit Hoxha. Faleminderit ministër që na mundësove që uniformat e policisë pyjore në Maqedoninë e Veriut, t’i kemi edhe në gjuhën shqipe!”, ka shkruar Nasufi.