“Unioni i Studentëve të Kosovës në emër të studentëve të Republikës së Kosovës shprehim ngushëllimet të sinqerta familjes Dehari për vdekjen e djalit të tyre Astritit. Ngushëllime shoqërisë dhe gjithë atyre që e njohën studentin, e kolegun Astrit Dehari. Ne ndajmë dhembjen e përbashkët me familjen Dehari dhe gjithë shoqërinë e tij.”, thuhet në komunikatë.

Unioni i Studentëve kërkon nga institucionet e drejtësisë së Kosovës që sa më parë të sqarojnë rrethanat e vdekjes së Astritit Deharit.

Astrit Dehari që ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje po mbahej në paraburgim në burgun e Prizrenit, ndërsa dje ka ndërruar jetë ne rrethana ende të paqartësuara nga institucionet e vendit.