United kualifikohet, por e merr një lajm katastrofal (FOTO)

Manchester United mposhti në shtëpi Rostovin 1:0, për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Evropës.
 

Por, Jose Mourinho e ka marrë një lajm shumë të keq nga Paul Pogba.

Mesfushori ka pësuar një lëndim në minutën e 48 dhe është dashur ta lë fushën e blertë.

Sipas mediave britanike, nuk bëhet fjalë për një lëndim aspak të lehtë, kështu që United duhet të shqetësohet për mesfushorin.

Testet fizike do të bëhen gjatë ditës së nesërme dhe vetëm ato do të zbulojnë shkallën e lëndimit.