Partia Uniteti sot ka bërë të ditur arsyet për përkrahjen e protestave të shoqërisë civile. Kryetari i kësaj partie, Gëzim Ostreni theksoi se shqiptarët kanë më shumë arsye për të protestuar për shkak të gjendjes së tyre diskriminuese, por edhe për demokratizimin e Maqedonisë.

“Uniteti duke e analizuar gjendjen e cila mbretëron në Republikën e Maqedonisë, veç tjerash solli konkluzionin për mbështetjen e idesë dhe qëllimit të protestave në anën e opozitës dhe pjesëmarrje në to, si qytetarë të këtij shteti. Arsyet për këtë janë të shumta. Kërkesa për tërheqjen e vendimit të kryetarit të shtetit për faljen që e bëri dhe dorëheqja e pa revokueshme e tij; insistimi për prononcim të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale; kërkesa për formimin e departamentit special të Gjykatës për vepra kriminale; kërkesa për tërheqjen e vendimit për zgjedhje parlamentare më 5 qershor dhe formimi i Qeverisë teknike- kalimtare për reformat nga raporti i Pribe-s dhe të tjera’’, u shpreh Gëzim Ostreni, kryetar i Unitetit

https://youtu.be/dha4roeaEu8?t=1