SARAJI THEMELOI DEGËN E “UNITETIT”

Partia politike “Uniteti” mbremë themeloi degën e saj në Saraj të Shkupit. Në atmosferë festive, kuvendarët e Sarajit në mënyrë aklamative zgjodhën për kryetar të degës inxhinierin e ndërtimtarisë Osman Loki. Gjithashtu u zgjodhën edhe organet tjera lokale të “Unitetit” që parashihen me statutin e partisë.
Kryetari i ri pas zhgjedhjes shpalosi edhe plan programin e tij për veprim në mandatin katër vjeçar.
“Uniteti” vazhdon strukturimin e tij nëpër vendbanimet shqiptari dhe së shpejti paralajmëron mbajtjen e Kongresit të parë të partisë.

Shkup, 15.01.2016

UNI 1