Po ta kuptonte humanistja e ndjerë shqiptare, me famë botërore, Nëna Terëzë, se në emër të saj qeverisja kriminele e VMRO-BDI-së ka filluar ta hajë Univesitetin Shtetëror të Tetovës do të zgjohet dhe do të ishte lutur që djalli të hajë tërë strukturën gjakëpirëse të VMRO-së dhe BDI-së! NËNA TEREZË veprimtarinë e saj humanitare ndaj njerëzve në nevojë kurrë nuk e ka realizuar duke e dëmtuar pjesën tjetër të njerëzimit! Ajo, si shqiptare, kurrë nuk i ka dalluar njerëzit në nevojë nëse janë shqiptar, maqedonas, sërbë, rusë, grek, amerikan, gjerman, francez,…. por u ka ndihmuar vetëm pse kanë qenë njerëz në nevojë! Nëna Terezë nuk e ka ndihmuar racën e bardhë, pse vetë i ka takuar racës së bardhë, por u ka ndihmuar të gjitha racave pa dallim nëse kanë qenë të bardhë, të zi, të verdhë! Prandaj, këtë veprim të qeverisjes VMRO-BDI për të mbylluar 6-të programe studimore në USHT në Tetovë dhe të njëjtat të hapen në Universitetin “NËNA TEREZË” në Shkup nuk mund të quhet ndryshe pos veprim nacionalist, racor, fashist, kriminel kundër të cilëve ka luftuar pikërisht humanostja shqiptare, me famë botërore, NËNA TEREZË! Dhe, të bëhet krim ndaj një tempulli arsimor për të ndihmuar një tempull tjetër arsimor, që mban emrin e humanistes dhe shejtores Nëna Terezë, është keqpërdorim i emrit dhe figurës së saj dhe në kundërshtim me parimet në të cilat ajo e ka bazuar veprimtarinë humanitare gjatë tërë jetës së saj! /GESH

ut