Zëvendës ministri për Arsim dhe Shkencë i Republikës së Maqedonisë, Visar Ganiu, në inaugurimin e Info-Qendrës pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, deklaroi se për fazën e projektit për ndërtimin e objektit të ri personal të këtij universiteti Qeveria e Maqedonisë ka ndarë rreth 4 milion e 900 mijë denarë. Ai sqaroi se ministria e arsimit ka dhënë pëlqimin për punësimin e 63 personave. Ndërkaq, Ushtrues i detyrës rektor i Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani, bëri të ditur se procedura për ndërtimin e objektit është duke ecur mirë dhe se deri tani janë përfunduar të gjitha elementet e mundshme të projektit ideor. Ai shtoi se javën tjetër do të jepet edhe konkursi për zgjidhje ideore, në vendin ku ishte i destinuar edhe më parë, në kazermën “Ilinden” në Shkup.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndau pëlqimet për 63 vende të punës në Universitetit “Nënë Terezë”, prej të cilave 43 janë për stafin akademik dhe 20 për stafin e administratës”, ka thënë Visar Ganiu, Zv.ministër i arsimit.

Universiteti “Nënë Tereza” premtohet punësimi i… by tvshenjaofficial