Mungesa të shumta të kuadrove edhe pas më shumë se një muaji Þllim-viti akademik në Universitetin “Nënë Tereza”. Nga 14 programet e akredituara, vetëm 9 kanë filluar me punë, por edhe këto me mungesë të profesorëve. Në katër prej pesë fakulteteve, mungojnë së paku 8 profesorë. Në Fakultetin e shkencave teknike, në programin Inxhinieria e transport komunikacionit, mungon profesori i lëndës bazë, Bazat e inxhinierisë së komunikacionit. Në
oraret e publikuara, nuk shkruan emri i profesorit. Këtë lëndë, për sa javë tashmë studentët ende nuk kanë filluar ta ndjekin.
Në fakultetin e shkencave sociale, në dy programe mungojnë tre profesor. Në programin Punë dhe politikë sociale mungon profesori i lëndës e drejta familjare dhe ai i gjuhës angleze.
Profesor i gjuhës angleze mungon edhe në programin e Studimeve Evropiane Profesorë të gjuhës angleze mungojnë edhe në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.
Në tre programet aq sa edhe ka ky fakultet, Ndërtimtari, Gjeodezi dhe Gjeoinformatikë si dhe Arkitekturë, nuk ka profesor që duhet të ligjërojë gjuhën angleze. Edhe në Fakultetin e shkencave teknologjike mungon një profesor. Në programin studimor Teknologjia ushqimore, mungon profesori i lëndës Kulturë Fizike. Në orarin e publikuar në ueb faqen zyrtare të Universitetit “Nënë Tereza”, në lëndën e Kulturës Þzike nuk është mbishkruar emri i profesorit.
Nga UNT nuk shpjeguan se si studentët po i mbajnë ligjëratat në mungesë të këtyre profesorëve, por njoftuan se afati i dytë për staf akademik ka përfunduar dhe se kandidatët potencial janë duke iu nënshtruar komisioneve recensuese. Një numër i madh prej tyre, janë thirrur edhe në intervista nga rektori ushtrues detyre Aziz Pollozhani dhe profesori Rizvan Sulejmani. Pas përfundimit të procedurave, do të shpallet lista e kandidatëve që do të jenë pjesë e staÞt akademik. UNT që në Þllim u përball u përball me probleme të shumta. Përveç mos interesimit të studentëve për këtë universitet, mungesës së hapësirës adekuate dhe lëshimeve në dhënien e titujve përkatës shkencorë, universiteti i ri “Nënë Tereza”, përballet edhe me çështjen e politizimit.
Adrian Kerimi