Në mënyrë intenzive vazhdon pastrimi i rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë nga prurjet e vërshimeve të ditës së hënë në f.Poroj.

“Sot me bashkë iniciativë të banorëve u ndërtua ura për këmbësorë dhe biçikleta e cila lidh dy pjesët e fshatit Poroj. Gjittashtu inxhinierë të Armatës sot kryen vlerësimet e para padi që ditët në vijim do të fillojë rindërtimi i urës prej druri e cila pësoi gjatë vërshimeve si dhe sanimi i urës në pjesën e epërme të fshatit” u shpreh Teuta Arifi

Edhe ekipet e NJLTZ Tetovë kanë vazhduar në mënyrë intenzive me larjen e rrugëve nga balta dhe toka e mbetur si pasojë e daljes së lumit nga shtrati. Pas kyçjes dhe rregullimit të sistemit për furnizim me ujë të pijshëm, Poroji dalë ngadalë po i kthehet normalitetit.