Uragani “Maria” tashmë është në kategorinë e katërt dhe duket se sapo ka mbërritur në Porto Riko.

Shërbimi Meteorologjik njoftoi se:

Maria” po godet Porto Rikon me erëra me shpejtësi 250 km/orë dhe se shirat e dendur mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu vdekjeprurëse.

Uragani mbetet kërcënim edhe për Ishujt e Virgjër amerikanë, pasi goditi mbrëmë këto zona.

Kjo është stuhia e parë e kategorisë 4 e cila zbarkon në Porto Riko që nga viti 1932.