Uri masive përfshiu pjesë të Sudanit Jugor, ku rreth 100.000 personave u kanoset vdekje nga uria, njoftuan tre organizata të Kombeve të Bashkuara, njoftoi DPA.
“Uria masive aktualisht përfshin pjesë të shtetit Juniti në pjesë qendrore veriore të Sudanit Jugor. Shpallja e urisë masive do të thotë se njerëzit veçmë kanë filluar të vdesin nga uria”, njoftoi Organizata e KB-së për ushqim dhe bujqësi (FAO), Programi botëror i KB-së për ushqim dhe Fondi për fëmijë i KB-së (UNICEF).
Edhe një milion persona janë në kufirin e urisë masive në disa pjesë të vendit, ku bujqësia shënon ulje, pasi shpërtheu konflikt ushtarak mes presidentit Salva Kir dhe ish zëvendësit të tij Riek Maçar në dhjetor të vitit 2013.
Gjithsej 4,9 milionë persona – mbi 40 për qind nga popullsia e Sudanit Jugor, kanë nevojë urgjente për ushqim dhe ndihmë në bujqësi.