Anketa e fundit e publikuar nga IRI e realizuar në muajin Mars para ngjarjeve të 27 prillit ku u përgjakën deputetët e shumicës ka nxjerrë Bilall Kasamin më të pëlqyer se Ziadin Selën. Sipas Urim Saliut anketës i besohet nëse do të bëhej pas ngjarjeve të 27 Prillit sepse pas asaj date shumë gjëra kanë ndryshuar.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar pas 27 Prillit, para ngjarjeve të 27 Prillit dihej se BESA ka pasur më shumë rejting se LR-PDSH-ja, por pas ngjarjeve mendoj se nuk është njejtë” thotë Saliu për TetovaSot.

Saliu mendon se Sela do të jetë lideri i cili do të ketë përkrahje më shumë se sa tjerët.

“Mendoj se pas gjithë asaj tragjedie që i ndodhi Ziadin Selës, ai ka pësuar shpirtërisht dhe fizikisht, por është ngritur politikisht.

Sela ka qenë protagonisti kryesorë i ngjarjeve të përgjakshme të 27 Prillit, dhe ai pavarësisht asaj që i ndodhi , ishte njeriu që morri një mbështetje të fuqishme nga shumë njerëz” u shpreh Saliu duke shtuar se anketat më të mira janë dita e zgjedhjeve.

Sa i përket ngritjes së Lëvizjes BESA para ngjarjeve të 27 Prillit Sliu thotë se BESA do të vazhdonte me rejtingun e njetë sikur ta votonte kryeparlamentarin shqiptar.

“Besa do përfitonte sikur të votonte kryeparlamentarin, ajo nuk shfrytëzoi këtë mundësi pavarësisht kundërshtimeve, ajo duhej të votonte pro. Në momente delikate një opozitë mund të përfitojë duke tejkaluar vetveten” tha Saliu

Sa i përket kryetarëve të komunave, në anketën e fundit të IRI-it 51% e të anketuarve janë deri diku ose shumë të pakënaqur me punën e kaluar të kryetarëve të komunave, kurse 47 për qind shprehën qëndrimet e njëjta ndaj këshillave komunal. Dyzet e gjashtë për qind raportuan se ishin gjithashtu të pakënaqur edhe nga administrata e tyre lokale. Në numër më të madh (37 për qind) janë të anketuarit që mendojnë se komuna e tyre është duke lëvizur në drejtimin e gabuar, 35 për qind janë neutral, dhe vetëm 23 për qind konsiderojnë se komuna e tyre është duke lëvizur në drejtimin e duhur.