Ejup Berisha

Xhozef Bajden i fitoi zgjedhjet Presidenciale të cilat përfunduan dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e mundur bindshëm Presidentin e tanishëm të Amerikës Donald Tramp. Duke i pa dhe duke i përcjellur reagimet e botës e posaqërisht të shqiptarëve në vendin tim në Kosovë dhe në Shqipëri gëzimet tona lidhur me fitoren e Bajdenit për President të SHBA-ve janë shumë të mëdha të dukshme dhe tepër të sinçerta. Ka kohë që kombin shqiptar nuk e kamë pa ti gëzohet kaq shumë një ngjarjeje siç ishte ajo e djeshmja fitorja e Kandidatit të Partisë Demokratike të Amerikës Xhozef Bajden për President të 46 të SHBA-ve. Lirisht mund të themë se kjo me ne shqiptarët nuk ka ndodhur që nga shpallja e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur më 17 shkurt të vitit 2008. Prej atëher pra kombi shqiptar fatkeqsisht nuk ka pasur ndonjë gëzim shumë të madh bile ky nuk ka pasur as edhe ndonjë motiv apo dhe ndonjë ngjarje pozitive për tu gëzuar dhe për tu lumturuar. Në këtë ngjarje shumë të rëndësishme dhe shumë të gëzueshme për kombin shqiptar siç ishte shpallja e pavarsisë së Kosovës nga Serbia rol dhe kontribut shumë të madh dhe tepër të rëndësishëm kanë dhënë SHBA-të si dhe ish udhëheqës shumë të lartë dhe tepër të rëndësishëm të Qeverisë Amerikane siç ishin Presidentët Bill Klinton dhe Xhorxh Bushi i riu si dhe ish Sekretarja amerikane e shtetit Medlin Ollbrajt por edhe ish senatori, në kohën e ish Presidentit Barak Obama Z.v Presidenti ndërsa tani më President i ri i sapozgjedhur i SHBA-ve Xhozef Bajden. Ka edhe të tjera figura dhe personalitete të rëndësishme e me ndikim amerikane të cilët kanë dhënë kontribut për pavarsisnë e Kosovës, të cilët nuk i përmenda por që i falenderoj përzemërsisht për kontributin dhe ndihmën e tyre për pavarisnë të cilëve e të cilëve u kërkoj falje që nuk po arrij ti përmend në këtë shkrim por që gjithashtu i falenderoj shumë. Pra të gjithë që i përmenda më lartë si kontribues të drejtpërdrejtë e shumë të domosdoshëm për pavarsinë e Kosovës i falenderoj përzemërsisht dhe sinçerisht. Ajo që dua të theksoj lidhur me fitoren e Xhozef Bajdenit për President të SHBA-ve është se pas dhënies së betimit solemn dhe fillimit të ushtrimit faktik të postit të Presidentit nga ana e tij të nëjtit i dëshiroj shumë suksese, fat, mbarësi si dhe syqeltësi gjatë kryerjes së obligimeve të tijë kushteuese dhe ligjore apo gjithashtu nga Presidenti në ardhje Xhozef Bajden pres që ky të vazhdojë ta përkrah dhe ta ndihmoj Republikën e Kosovës në përpjekjet dhe ambicjet e saja për rrumbullaksimin e procesit të shtet-formësisë së Kosovës si dhe të gjithë ne shqiptarëve si komb të na përkrah dhe ndihmoj në realizimin e planeve dhe objektivave të cilat na shpiejnë përpara drejt zhvillimit dhe përparimit. SHBA dhe Presidenti Bajden le ta përkrahin dhe le ta ndihmojnë Kosovën dhe kombin shqiptar në realizimin e obligimeve tona ndërsa punët dhe obligimet më të mëdha lidhur me këtë qështje u takojnë shqiptarëve apo më konkretisht përfaqsuesve politik dhe institucional të zgjedhur shqiptar në Kosovë,Shqipëri dhe në Maqedoni. Sepse obligimet e tyre nuk mund dhe nuk duhet ti kryej askush tjetër përpos tyre vetë. Gabim është nëse politikanët shqiptar gëzohen se ka fituar Xhozef Bajden për President i SHBA-ve padyshim një mik shumë i madh i yni dhe të shpresojnë se tani ky do ti përvjel mëngët dhe do tua kryen punët dhe obligimet e tyre flas për politikanët shqiptar. Bajden e ka shtetin e vet Amerikën e ju si politikan shqiptar i keni shtetet tuaja kështuqë mos harroni se ju dhe vetëm ju keni obligime dhe detyrime që ti udhëheqni drejtoni dhe qeverisni në rrugën dhe drejtimin e duhur këto shtete. Presidenti i ri i SHBA-ve jamë i bindur se do të vazhdoj të na përkrah dhe ndihmoj ashtu siç na ka përkrahur dhe ndihmuar më herët por dhe tani por ju duhet të punoni më shumë se ai për ne si komb dhe shtetet tona. Nëse ju si shqitar punoni dhe kontribuoni për të mirën tonë si komb dhe për shtetet ku jetojmë ne atëher ne si shqiptarë do të jemi kombi më i lumtur dhe më me fat në botë pëendryshe nëse nuk punoni, nuk angazhoheni dhe nuk kontribuoni për ne atëher ne do të vazhdojmë të jemi komb shumë të mjerë dhe të tepër të pafat. Pra gabim e keni nëse mendoni se me të fituar Z.Bajden për President të SHBA-ve se tani ai dhe vetëm ai do të kujdeset dhe do të mbaj llogari për shtetesinë e Kosovës si dhe mirqenien tone si shqiptar me qëllim që ju si politikan shqiptar të përkushtoheni më shumë në vjedhjen e pronës kombëtare dhe shteterore tonën ndërsa Biden ti kryen siç thash obligimet tuaja primare dhe të domosdoshme kushtetuese dhe juridike në fund të fundit dhe kombëtare.