Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të jetë njëra ndër më të pëlqyerat në industrinë muzikore.

Përkundër faktit se po bën bujë në skenat ndërkombëtare, ajo asnjëherë nuk eviton prejardhjen e saj, shkruan portali arbresh.info

E sot, Dua i ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Gëzuar festën. Ju uroj shëndet, paqe dhe harmoni. Ju dërgoj shumë dashuri“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë .

Theksojmë se Dua është bërë krye-lajm në faqet rozë, pasi publikoi flamurin “Autokton”, e që ngjalli polemika shqiptaro-serbe.